Please enter at least 3 characters.

Baraliu: Kosova do të bëhet shtet jofunksional

2016/01/baraliu-kosova-do-t-euml-b-euml-het-shtet-jofunksional_hd.jpg

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu, këtë sjellje e konsideron si shkelje drastike të ligjeve të Republikës së Kosovës, derisa thotë se çdo përfaqësues i institucioneve përkatëse duhet t`i respektojë rregullat e shtetit të cilit i takon.

“Kjo mund të vlerësohet si shkelje drastike dhe e qind për qind e sistemit kushtetues dhe juridik të Kosovës, do të thotë të parimeve kushtetuese dhe të ligjeve të Kosovës, në radhë të parë ligjit për vetëqeverisje lokale i cili dhe ligjit për simbole shtetërore i cili obligon që të gjitha institucionet përfaqësuesit e institucioneve të tyre janë të obliguar që në çdo vend të respektohen simbolet e Kosovës, të luftojnë, të betohen e të punojnë për të mirën e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ta respektojnë atë që quhet protokoll apo t`i respektojnë të gjitha rregullat protokollare në këtë rast edhe më rastin e betimit të kryetarit të komunës, natyrisht edhe simbolet aty duhet të jenë të Republikës së Kosovës”, vlerëson ai.

Sipas tij, kjo është shkelje e të gjitha normave juridike dhe kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Baraliu, thotë se Kosova po i vuan pasojat e marrëveshjes me Serbinë, pasi deri më tani është diskutuar vetëm për çështje të brendshme të Kosovës dhe nuk është biseduar për Serbinë.

“Lidhja e juristëve të Kosovës të cilën unë e përfaqësoj dhe njerëzit që merren me shkencë dhe të drejtën kushtetuese jemi deklaruar që në fillim se bisedat me Serbinë nuk do të duhej zhvilluar për çështje të brendshme të Kosovës, për arsye se tejkalojnë ingerencat dhe autorizimet që mund të ketë cilido përfaqësues i institucioneve të Kosovës, dhe se nuk bisedohet me Serbinë sepse historikisht ajo nuk i përmbahet dhe nuk i respekton as marrëveshjen dhe as negociatat, për pasojë është hyrë aty madje edhe pa platformë për të biseduar madje edhe për çështje të brendshme të Kosovës, dhe asnjë çështje për dhe lidhur me Serbinë nuk është biseduar për pasojë fatkeqësisht kemi këtë gjendje e cila do të jetë edhe më denigruese në kuptimin e mos funksionalizimit të shtetit të Kosovës dhe mos respektimit të institucioneve të Kosovës”, përfundon Baraliu.

Ndërkaq ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe historiani, Driton Tali, vlerëson se kjo sjellje e serbëve ka të bëjë me të ashtuquajturin “model kulturor”, të serbëve. Ai thekson se arrëveshjet e fundit me Serbinë e vënë në spikamë pikërisht këtë model.

Ndryshe, dje nuk u mbajt inaugurimi i komunave veriore serbe në Kosovë për shkak se kryetarët e zgjedhur aje nuk deshën të betoheshin sipas ligjeve të Kosovës. /Bota Sot/