Please enter at least 3 characters.

Bankat në Maqedoni të jenë më transparente me qytetarët

2016/07/banka-e1637742838432.jpg

Me ligjin e ri për obligacionet, saktësohet përcaktimi i normave kamatore të kredive dhe depozitave që bankat ua ofrojnë qytetarëve dhe firmave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Banka Popullore e Maqedonisë (BPM) pohon për gazetën e përditshme ''Dnevnik'' se është duke u zhvilluar diskutimi publik për ndryshimet në këtë ligj, duke mos dhënë detaje se deri kur do të përpilohet.

Tashmë BPM-ja ka dërguar një paralajmërim për bankat, që me më transparencë t'i rregullojnë normat kamatore dhe qytetarët të mos ndjehen të mashtruar nga lartësia e kamatave që i paguajnë për kreditë ose që i fitojnë nga depozitat e tyre./Telegrafi/