Ballkani si lider e pret Drenicën, formacionet zyrtare
04/10/2020
Ndeshje shumë interesante pritet të zhvillohet në Therandë mes Ballkanit dhe Drenicës.
Lideri aktual i Superligës së Kosovës, Ballkani është në formë të lartë, pasi ka marrë tri fitore e një barazim në katër sfidat e para.
Në anën tjetër Drenica në katër takime ka një fitore, një humbje dhe dy barazime.
Ballkani futet në takim për të marrë pikët e plota, teksa Drenica synon të shkaktojë befasi në Therandë.
Dy trajnerët, Ismet Munishi dhe Fadil Rama tanimë kanë publikuar edhe formacionet zyrtare të ndeshjes.
Formacionet zyrtare:Ballkani:Rugji, Thaqi, Berisha, Prekazi, Potoku, Kuc, K. Gashi, Korenica, Gripshi, Baftiu, Daku.
/Telegrafi/


