Please enter at least 3 characters.

Bale i vendosur të qëndrojë te Real Madridi pas largimit të Zidanes

2018/07/Bale-Zidane.jpg
308:"GETAFE, SPAIN - APRIL 16: Gareth Bale (L) of Real Madrid CF clashes hands with his head coach Zinedine Zidane (R) as he leaves the pithc during the La Liga match between Getafe CF and Real Madrid CF at Coliseum Alfonso Perez on April 16, 2016 in Getafe, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Gareth Bale do të qëndrojë në Real Madrid dhe do të jetë në krye të projektit të ri të klubit, raportojnë mediat spanjolle.

Gjatë muajve të fundit ka pasur shumë thashetheme rreth të ardhmes së Bale, i cili shihej larg Santiago Bernabeut për sezonin e ri.

Por, sipas Diario AS, ylli uellsian do të jetë pjesë kyçe e skuadrës së sezonit të ardhshëm, në mungesë të Cristiano Ronaldos dhe mungesës së nënshkrimeve të mëdha në ekipin e parë.

29-vjeçari u kthye në ekipin javën e kaluar nga pushimet, ndërsa raporte të ndryshme sugjeruan se ai do të mbajë bisedime direkte me trajnerin e ri Julen Lopetegui.

Bale ka fituar shumë trofe me Real Madridin (Getty Images)

Bale thuhet se do të kërkojë siguri se ai do të kthehet përsëri si titullar, pasi ka kaluar shumë kohë si rezervistë në sezonin e kaluar nën urdhrat e Zinedine Zidane.

AS raporton gjithashtu se komentet e tij të fundit në lidhje me lënien në bankë në finalen e Ligës së Kampionëve kanë ndërruar mendje dhe kjo pasqyron ndryshimin e rrethanave.

Largimi i Zidane thuhet se kanë qenë vendimtar në ndryshimin e planit me Bale që tani është vendosur të hyjë në sezonin e tij të gjashtë në Bernabeu. /Telegrafi/