Please enter at least 3 characters.

Bale dëshiron të shkojë në finalen e Uellsit me Real Madridin

2016/08/bale-2.jpg

Anësori i Real Madridit, Gareth Bale, ka thënë se a do të dëshironte një finale të tretën me radhë me mbretërit, pasi finalja këtë vit luhet në qytetin e lindjes së tij Kardif. 

Uellsiani thotë se ai ka ardhur në Real Madridit për të luajtur në Ligën e Kampionëve.

“Kjo është arsyeja pse kam ardhur në Madrid, të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve”.

“Të jem një finalen e Ligës së Kampionëve që zhvillohet në qytetin tim të lindjes është një motivim më shumë”.

Real Madridi fitoi përballë Atletico Madrid pas penalltive duke u stolisur me titullin e 11-të.

“Dy herë në tri vite është një arritje e jashtëzakonshme. Tani ne duam të shohim tek e radhës”, ka deklaruar Bale për ueb faqen e UEFA-s.

Lëndimet kanë bërë që Bale të luajë vetëm 30 ndeshje ku ka shënuar 19 gola dhe ka asistuat 10 herë.

Bale është futur në listën e ngushtë për lojtarin më të mirë të Evropës.

“Ka qenë një sezon i jashtëzakonshëm për mua ku fitova Ligën e Kampionëve dhe bërë arritje të madhe me Uellsin. Kanë qenë dy momentet më të bukura në karrierën time”, përfundoi Bale. /Telegrafi/