Please enter at least 3 characters.

Bale dëshiron Ramseyn te Real Madridi

2018/10/ramsey-bale.jpg

Ylli uellsian, Gareth Bale dëshiron të luajë me bashkëkombësin e tij, Aaron Ramsey, edhe te klubi spanjoll, Real Madridi.

Ramsey është në vitin e fundit të kontratës së tij, pasi ajo skadon në qershor të vitit të ardhshëm.

Kështu, mesfushori i Arsenalit mund të diskutojë dhe të nënshkruaj para-kontratë me çdo klub tjetër që nga janari.

Klubet e interesuara për Ramseyn nuk mungojnë dhe ato vijnë nga ligat më të forta evropiane.

Sipas mediumit Teamtalk, është bashkëkombësi i tij Bale, i cili dëshiron të luajnë me të te Real Madridi.

Reprezentuesi uellsian e njeh mirë yllin e Arsenalit dhe Mbretërit janë duke e monitoruar situatën për ta transferuar në Santiago Bernabeu.

Megjithatë, konkurrenca për shërbimet e tij është e madhe pasi Ramsey pëlqehet shumë edhe në Ligën Premier nga skuadrat e Mançesterit, City dhe Unitedi, si dhe Liverpooli.

Përveç tyre, uellsiani kërkohet edhe nga Milani, Juventusi e Roma në Serie A. /Telegrafi/