Bajram Mustafa fton qytetarët e bllokuar në Mutivodë për qetësi (Video)
13/09/2015
Kjo pasi qysh nga mëngjesi, qytetarët të cilët ishin nisur për të votuar në zgjedhjet lokale që po mbahen në Medvegjë, janë bllokuar nga policia serbe me arsyetimin “kinse dështimit të sistemit”.
KTV raporton se është shtuar edhe numri i policeve për të mbajtur rendin në pikëkalimin kufitar në Mutivodë.
Qytetarët i ka vizituar kryetari i degës se PD-së në Medvegjë, Bajram Mustafa i cili u ka kërkuar falje atyre për këtë që ndodhi por i ka ftuar ata për qetësi.


