Please enter at least 3 characters.

Bach: E pranuam Kosovën, për të mirën e sportit

2016/01/bach-e-pranuam-kosov-euml-n-p-euml-r-t-euml-mir-euml-n-e-sportit_hd.jpg

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, ka thënë se institucioni që e drejton ai, e ka pranuar Kosovën në gjirin e tij për interesat, të drejtën dhe të mirën e sportit ndërkombëtar.

“Sporti ndërkombëtar dhe IOC-ja janë autonome dhe e kanë marrë jë vendim në bazë të interesit të sportit ndërkombëtar dhe rregullave. Për këtë, IOC e ka pranuar Kosovën. Ky vendim nuk bazohet në territorin e vendit dhe as nëse është anëtar i Kombeve të Bashkuara. Më shumë se 100 vende e kanë njohur Kosovën dhe kjo është ajo që e kemi marrë në konsideratë”, ka thënë për mediat serbe Bach, përcjell Zëri, i cili po e viziton Beogradin, para se të vijë në Kosovë.

Duke folur përsëri për pranimin e Kosovës në IOC, Bach ka thënë se organizata që e drejton ka dashur t’ju ofrojë mundësi sportistëve për t’ju bashkuar sportit olimpik dhe Olimpiadave, sepse dëshironte ta shihte sportin si një formë të integrimit, pa diskriminime, shkruan Zëri.

“Në këtë vendim kanë votuar vetëm anëtarët e IOC-së, por vendimi është marrë në koordinim me Komitetin Olimpik të Serbisë. Këto konsultime nuk ishin të lehta. Serbia ishte kundër këtij vendimi, por për rast, e ka pranuar këtë vendim për ta reflektuar shpirtin e sportit olimpik. Sporti ndërkombëtar dhe Olimpiada janë të plotë vetëm kur të pranohen rregullat e IOC-së. Ne e kemi një rregull kryesore, e cila i konsideron të gjithë njerëzit të barabartë”, ka përfunduar Bach.