Please enter at least 3 characters.

Ava Max: Vetëm Zoti mund të ju gjykojë, por edhe ai është i dashur dhe pranues i të gjithave

2020/01/GettyImages-1196717257-e1579799631477.jpg
294:"LOS ANGELES, CALIFORNIA - NOVEMBER 23: Ava Max performs onstage during Dick Clark's New Year's Rockin' Eve with Ryan Seacrest 2020 Hollywood Party on November 23, 2019 in Los Angeles, California. The show airs December 31. (Photo by Alberto E. Rodriguez/Getty Images for dick clark productions)
32:"Getty Images for dick clark prod

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare me famë botërore, Ava Max, vazhdon të jetë një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo publikon për fansat fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj apo aktivitetet muzikore.

Në të shumtën e rasteve, 25-vjeçarja nuk harron që të publikojë për fansat edhe ndonjë thënie motivuese.

Një gjë të tillë e ka bërë në përshkrimin e një prej fotografive më të fundit të publikuar në rrjetin social Instagram.

Ajo shkroi se është vetëm Zoti ai që mund t’i gjykojë njerëzit, dhe si i tillë ka mëshirë edhe për ata që kanë bërë gabime.

“Vetëm Zoti mund të ju gjykojë, por edhe ai është i dashur dhe pranues i të gjithave”, ka shkruar Ava Max në Instagram.

Ajo përndryshe po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së saj më të fundit “Salt”, e cila është pritur mirë nga fansat. /Telegrafi/

Ava Max (Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images/Guliver)