Aurela në Tiranë me dukje të re
26/12/2009
Me flokë të bardhë dhe të prerë shkurt Aurela është shfaqur në Tiranë e rrethuar nga miqtë e saj, mes të cilëve fotografi i njohur Fadil Berisha, këngëtarja Eli Fara, dhe balerini i suksesshëm shqiptar në Amerikë, Toni Dovolani.
Gaçe ishte e ftuar në një koncert bamirësie për fëmijët jetimë të shtëpisë “Zyber Hallulli” në Tiranë, ndërsa një ditë pas, këngëtarja është larguar sërish në drejtim të SHBA-ve.
Njoftohet se për natën e ndërrimit të motmoteve, Aurela Gaçe do të jetë e pranishme në Kanada ku do të performojë para fansave të saj. /bluetooth/bw/telegrafi/


