Please enter at least 3 characters.

Ato po i caktojnë edhe ligjet e modës – kjo është tendenca më re e motrës së Kim (Foto)

2016/08/KendallJenner-2.jpg

Harrojeni kurrizin e zhveshur, tashmë Kendall Jenner synon të ekspozojë pjesën ballore të saj.

Modelja është fotografuar teksa shëtiste në Los Angeles, më tepër e zhveshur se e veshur.

20-vjeçarja kishte veshur një bluzë të zezë me mbishkrimin e “Metallica” të hapur në maksimum, transmeton TCH.

Bukuroshja e kishte kompletuar dukjen e saj me një palë xhinse të kaltra dhe çizme lëkure të bardhë, pa harruar këtu syzet e mëdha të diellit dhe çantën e kuqe. Ndërkohë, flokët ajo i kishte lidhur bishtalec.

Sidoqoftë, ajo që bie në sy është tendenca e re e Kendall për të ekspozuar pjesën e parme të saj, gjë që e ka bërë edhe në raste të tjera.