Please enter at least 3 characters.

Atletico parakalon skuadrat tjera për Neresin, braziliani pasardhës i Griezmannit

2019/05/GettyImages-1147568392.jpg
288:"AMSTERDAM, NETHERLANDS - MAY 07: David Neres of Ajax looks on during an Ajax training session on the eve of their UEFA Champions League semi final against Tottenham Hotspur at Toekomst Training Ground on May 07, 2019 in Amsterdam, Netherlands. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

David Neres ka qenë në formë të mrekullueshme këtë edicion me gjigantin holandez Ajax.

Sulmuesi i kampionëve të ri të Holandës ka arritur të shënoj 12 gola dhe të bëjë 15 asistime në 50 paraqitje zyrtare.

Kjo ka bërë që për të të shfaqin interesim skuadrat më të mëdha evropiane.

Chelsea, Bayern Munich, Juventus, Manchester City, Liverpool, PSG e Atletico Madrid janë ekipet që e duan brazilianin.

David Neres (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Por lajmet e fundit që vijnë nga Spanja raportojnë se Atletico Madrid ka parakaluar të gjitha skuadrat për të nënshkruar me Neres.

Drejtuesit e klubit madrilen kanë filluar bisedimet me Ajaxin dhe pritet që të dërgojnë një ofertë zyrtare.

Besohet se Atletico do të ofrojë 55 milionë euro për transferimin e Neresit në Wanda Metropolitano.

22-vjeçari brazilian pritet të jetë zëvendësuesi i francezit Antoine Griezmann që ka paralajmëruar largimin nga Los Colchoneros. /Telegrafi/