Please enter at least 3 characters.

Atletico i bashkohet garës për Martial, e shohin francezin si zëvendësues të Griezmannit

2018/05/Martial-Arsenal.jpg
128:" during the Premier League match between Manchester United and Arsenal at Old Trafford on April 29, 2018 in Manchester, England.
15:"Shaun Botterill

Anthony Martial është bërë njëri nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë.

Reprezentuesi francez do të largohet nga Manchester United në fund të këtij edicioni.

Kontrata e tij me gjigantin anglez skadon në verën e vitit 2019 dhe United nuk dëshiron që lojtari të largohet pa para.

Skuadra nga Old Traford i ka ofruar kontratë të re francezit por i cili ka refuzuar një gjë të tillë duke kërkuar largimin.

Martial (Getty Images)

Së fundmi në garë për të është futur edhe skuadra e njohur spanjolle Atletico Madrid.

‘Los Colchoneros’ e shohin Martialin si zëvendësuesin adekuat për Antoine Griezmann që pritet të largohet në verë.

Për 22-vjeçarin Atletico është e gatshme të shpenzojë rreth 50 milionë euro për ta transfeuar në La Liga.

Përveç Atleticos, për Martialin në garë janë edhe skuadrat tjera të mëdha si Roma, Juventus, Chelsea, Arsenal dhe Tottenham Hotspur. /Telegrafi/