Please enter at least 3 characters.

ATË DITË

2019/07/Nina-e1563868334933.jpeg

Poezi nga: Nina Nikolayevna BerberovaPërktheu: Faslli Haliti

Atë ditë kishte një perëndim të tillë jashtëzakonisht të zgjatur,
në qiellin e kuq ishin të zeza shtëpitë dhe kopshti ynë i shkretuar.

Atë natë zemra nuk e arrinte dot më atë për nga yjet e panumërta.
dhe hapëm dritaret së katrash në natën e nderë tepër të nxehtë.

Dhe në mëngjes një erë e lehtë solli freskinë e deteve,
kishte plot ngjyra për shkak të lulevileve dhe trëndafilave në lulëzim.

Dhe atë mbrëmje u largova, mendoja për fatin tonë,
mendoja për dashurinë time, përsëri - për mua dhe për ty.