Please enter at least 3 characters.

Astori ende i pavendosur për të ardhmen

2016/01/astori-ende-i-pavendosur-p-euml-r-t-euml-ardhmen_hd.jpg

Anëtari i skuadrës nga Serie B, Cagliari, Davide Astori nuk arriti dot ta bind Romën pas huazimit një vjeçar dhe kështu mbeti pjesë e skuadrës nga Sardegnia.

Astori pritet të largohet nga skuadra e tij aktuale, pasi për të po interesohen shumë skuadra italiane.

Juventus, Napoli, Fiorentina, Sampdoria por edhe Milani janë duke garuar me njëra tjetrën për t’i siguruar shërbimet e reprezentuesit italian.

Cagliari nuk dëshiron ta lë lojtarin të lirë pa paguar ndonjëra nga skuadrat e lartpërmendura shumën prej shtatë milionë eurove, ndërsa favorit duket Napoli për ta transferuar në ‘Sao Paulo’. /Telegrafi/