Please enter at least 3 characters.

Assad: Palmira tregon suksesin e ushtrisë kundër terrorizmit

2016/03/assad_2498342b-1.jpg

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka thënë se rikthimi i qytetit të Palmirës nën kontrollin e forcave qeveritare tregon suksesin e ushtrisë në luftën kundër terrorizmit.

“Çlirimi i qytetit historik të Palmirës është një arritje e madhe dhe një tjetër tregues i suksesit të strategjisë që ndjek ushtria siriane dhe aleatët e saj në luftën kundër terrorizmit”, ka thënë Assad, transmeton televizioni shtetëror i Sirisë, transmeton REL.

Forcat siriane kanë rikthyer të dielën kontrollin e plotë të Palmirës, e cila është pushtuar nga militantët e Shtetit Islamik qysh në maj të vitit të kaluar.

Ekstremistët në Palmira kanë demoluar disa monumente historike, që kanë qenë të listuara si trashëgimi botërore.