Please enter at least 3 characters.

Askush si 17 vjeçari Donnarumma në top pesë ligat evropiane

2016/10/CwBwl_bWYAAohRl.jpg

Milani sot (e diel) ka fituar ndaj Pescaras me rezultat 1-0.

Me dy pritjet në fund të Gianluigi Donnarumma, portieri italian vendosi rekord.

17-vjeçari ka arritur të mbajë portën e paprekur në pesë takime nga 11-të në Serie A.

Me këtë rast portieri i Milanit është bërë portieri që ka arritur të mbajë më së shumti portën e paprekur në top pesë ligat evropiane.

Ky është një tjetër tregues se Donnarumma ka një të ardhme të madhe. /Telegrafi/