ASK: Edukatorët në arsimin parashkollor - 526 femra dhe dy meshkuj
Ky publikim ofron të dhëna statistikore me treguesit statistikorë për arsimin parashkollor 0 -5 vjeç dhe parafillor 5-6 vjeç; të dhëna statistikore për institucionet parashkollore, kopshtet dhe çerdhet; numrin e fëmijëve të regjistruar sipas grupeve, gjinisë dhe nacionalitetit; të dhëna për numrin e personelit të angazhuar në parashkollor/çerdhe dhe parafillor; përkatësinë etnike të tyre, si dhe të dhënat për institucionet parashkollore dhe parafillore në sektorin privat.
Burim i këtyre të dhënave është Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), përkatësisht Sistemi i Menaxhimit të Informatave në Arsim (SMIA).
Numri i fëmijëve në arsimin parashkollor është 3 774 dhe parafillor 22154. Prej tyre, në arsimin parashkollor 1814 ose 48 për qind janë femra, ndërsa 1 960 ose 52 për qind janë meshkuj. Ndërsa, në arsimin parafillor, numri i fëmijëve, femra, është 10748 ose 48 për qind, ndërsa 11406 ose 52 për qind janë meshkuj. Numri i edukatorëve në arsimin parashkollor (0-5 vjeç) është 528, prej tyre 526 ose 99.6 për qind janë femra, ndërsa dy ose 0.4 për qind janë meshkuj.
Numri i fëmijëve në arsimin privat parashkollor është 251, prej tyre 122 janë femra, ndërsa 129 meshkuj. Dhe, në arsimin privat parafillor, numri i fëmijëve është 66, prej tyre 32 janë femra dhe 34 janë meshkuj.
Më shumë informata lidhur me “Statistikat e Arsimit Parashkollor dhe Parafillor 2014/2015”, mund të gjenden KËTU. /KP/


