Asistim në stilin ‘break-dance’ (Video)
09/03/2015
Në ndeshjen e të dielës ndërmjet Tokyo Verdy dhe Cerezo Osaka, në minutë e 47-të, Chugo u rrotullua me shpinë në stilin ‘break-dance’ dhe ia doli të asistojë për bashkëlojtarin e tij.
Nga shansi i krijuar, Alan Pinheiro shënoi golin e epërsisë.
Megjithatë, ndeshja përfundoi baras (1-1), pasi Diego Forlan që luan për Cerezon, shënoi nga gjuajtja e lirë. /Telegrafi/


