Please enter at least 3 characters.

ASHMAA: Ministria e financave e Maqedonisë të transferojë financat në xhirollogarinë tonë

2016/05/ASHMAA.jpg

Agjencia për shërbime mediale audio dhe audiovizuele (ASHMAA) sot ka dorëzuar një kërkesë në Ministrinë e financave për shkak të mospërfundimit të obligimit të kësaj ministrie, silas nenit 76-G të Ligjit për zgjedhje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas këtij neni, në njoftimin e ASHMAA-së, thuhet se ministria në fjalë është e obliguar që të transferojë mjete financiare në xhirollogari të kësaj Agjencie.

Këto mjete, sipas Agjencisë, janë të destinuara posaçërisht për financim të aktiviteteve të ASHMAA-së gjatë procesit zgjedhor./Telegrafi/