Please enter at least 3 characters.

Asensio: Të ardhmen do e vendosi pas Botërorit

2018/06/Marco-Asensio.jpg
244:"VILLAREAL, SPAIN - JUNE 03: Marco Asensio of Spain looks on prior to the International Friendly match between Spain and Switzerland at Estadio de La Ceramica on June 3, 2018 in Villareal, Spain. (Photo by Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Real Madridit, Marco Asensio, ka mohuar spekulimet që e lidhin edhe me Liverpoolin.

22-vjeçari është aktualisht pjesë e Përfaqësueses së Spanjës në Kampionatin Botëror 'Rusia 2018' dhe ka thënë se të ardhmen e tij do ta vendos pas Botërorit.

"Natyrisht që është diçka e krijuar në media, por nuk do të flas rreth saj tani", ka thënë Asensio i cituar nga Diario AS.

(Foto: Getty Images)

"Kur do të përfundojë Botërori, atëherë do të jetë koha për të folur për gjëra të tilla, për të ardhmen time".

"Aktualisht jam i fokusuar të paraqitem mirë në Botëror me kombëtaren dhe jo me klubin", shtoi ai.

Kontrata e Asensios në Bernabeu përfundon në vitin 2023 dhe ai ka një klauzolë prej 700 milionë euro.

Sulmuesi spanjoll iu bashkua Realit në vitin 2014 nga Mallorca për tre milionë euro. /Telegrafi/