Please enter at least 3 characters.

Asamoah: Së shpejti do ta bëj të ditur klubin ku do të luaj

2018/06/asamoahjuve-1-e1528817769521.jpg
258:"LONDON, ENGLAND - MARCH 07: Kwadwo Asamoah of Juventus during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match between Tottenham Hotspur and Juventus at Wembley Stadium on March 7, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Kwadwo Asamoah ka bërë të ditur se së shpejti do të zyrtarizohet te klubi, ku do të luajë në sezonin e ardhshëm.

Kontrata e 29-vjeçarit me Zonjën e Vjetër skadon më 30 qershor, ndërsa Interi është favorit për nënshkrimin e tij.

(Foto: Getty Images)

"Thashethemet në futboll janë diçka që ndodhin gjatë gjithë kohës, si lojtar, ekipet do të kontaktojnë, do të përpiqen të të transferojnë, por ne jemi akoma në bisedime".

"Nuk do të qëndroj te Juventusi, sepse tashmë kam bërë një deklaratë për këtë dhe kam thënë lamtumirën time".

"Ekipi të cilit do t'i bashkohem do të bëhet publik shumë shpejt. Gjashtë vite të mira me Juventusin erdhën me arritje të mëdha dhe trofe".

(Foto: Getty Images)

"Jam shumë i lumtur, jo secili lojtar e ka mundësinë të fitojë trofe çdo vit. Jam krenar për gjithçka që kemi bërë me këtë klub të madh", ka deklaruar ganezi për Citi FM.

Futbollisti që luan edhe si mbrojtës edhe si mesfushor, iu bashkua Juventusit në vitin 2012 nga Udinese. /Telegrafi/