Artisti Voca publikon këngën e re “Trëndafilat”
12/02/2021
Artisti i ri në industrinë muzikore, Voca, tashmë është bërë i dashur për publikun shqiptar.
Përmes projekteve muzikore, ai ka arritur që të grumbullojë mijëra fansa që e mbështesin vazhdimisht.
Ndërkohë, në një postim në rrjetin social Instagram, Voca ka bërë të ditur se ka publikuar këngën e re.
“Trëndafilat” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumenatalin e së cilës është përkujdesur Albos.
Kurse për melodinë dhe tekstin ka punuar vet këngëtari, por me ndihmën edhe të Fissi-t.
Vlen të përmendet se “Trëndafilat” numëron mijëta klikime në kanalin YouTube. /Telegrafi/


