Please enter at least 3 characters.

Arsovski: Pas iniciativës për shkarkimin e Mickoskit, qëndron koalicioni i ri qeveritar

2018/06/Dimce-Arsovski.jpg

OBRM-PDUKM-ja vlerëson se iniciativa për kongres të jashtëzakonshëm me qëllim shkarkimin e Hristijan Mickoskit nga pozita e liderit të partisë është montazh, pas së cilës qëndron koalicionit i ri qeveritar.

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski thotë se do të duhej që në fakt institucionet kompetente të hetonin se kush qëndron pas iniciativës, duke u shprehur “Institucionet kompetente do të duhej ta hetonin se çfarë ka ndodhur në të vërtetë me këtë iniciativë, nëse këto institucione nuk do të ishin të kapura nga Zoran Zaev.