Please enter at least 3 characters.

Arsenali udhëheq garën për transferimin e Willian

2020/04/GettyImages-1201122310.jpg
230:"LONDON, ENGLAND - JANUARY 21: Willian of Chelsea looks up during the Premier League match between Chelsea FC and Arsenal FC at Stamford Bridge on January 21, 2020 in London, United Kingdom. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Willian do të largohet nga Chelsea pas shtatë viteve qëndrim në Stamford Bridges.

Sulmuesit brazilian i skadon kontrata me Chelsean dhe palët nuk janë marrë vesh për vazhdimin e saj.

Shumë skuadra të mëdha kanë shfaqur interesim për anësorin, por dëshira e tij e vetme është të qëndroj në Ligën Premier.

The Sun ka raportuar se Arsenali ka bërë përparime në bisedime me agjentin e lojtarit dhe është pranë transferimit të tij.

Willian nga edicioni i ri mund ta vesh fanellën e Arsenalit. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Ofertat nga Juventus, Barcelona apo PSG do të bien poshtë dhe braziliani i ka dhënë përparësi skuadrave angleze.

Arsenal, West Ham United, Newcastle United, Liverpool dhe Tottenham Hotspur janë skuadrat angleze që po duan transferimin e Willianit.

Topçinjtë megjithatë shihen si skuadra favorite pasi i kanë garantuar atij se do të jetë pjesë e formacionit bazë dhe do të bazohen më shumë në të.

Nga ana tjetër Arsenal i ka ofruar brazilianit kontratë tri vjeçare me pagë rreth pesë milionë euro në sezon. /Telegrafi/