Please enter at least 3 characters.

Arsenali shpreson për titull (Video)

2016/04/arsen.jpg

Arsenali ka regjistruar fitore bindëse prej 4-0 kundër Watfordit në ndeshjen e të shtunës të zhvilluar në Emirates.

Me të filluar sfida, pas një harkimi të Iwobit, Alexis Sanchez realizoi në tentimin e dytë (4’).

Alex Iwobi ishte protagonist në golin e dytë (38’). Alexis ia ktheu favorin duke asistuar. Me rezultat 2-0 skuadrat shkuan në pushim.

Në fillim të gjysmës së dytë (48’) u realizua edhe goli i tretë i Topçinjve. Hector Bellerin ishte realizues, ndërsa sërish i përfshirë ishte Sanchez pasi nga harkimi i tij pasoi goli.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Theo Walcott (90’), ndërsa gjithë punën e kreu Campbell, i cili dhuroi edhe asistimin.

Arsenali është i treti në tabelë me 58 pikë të arkëtuara për 31 javë. Lideri Leicester City është tetë pikë përpara. /Telegrafi/