Please enter at least 3 characters.

Arsenali me ofertë zyrtare në drejtim të Interit për Perisin, huazim me të drejtë blerje në fund të stinorit

2018/05/Perisic-e1548514430511.jpg
125:"during the serie A match between FC Internazionale and US Sassuolo at Stadio Giuseppe Meazza on May 12, 2018 in Milan, Italy.
17:"Valerio Pennicino

Ivan Perisic pritet të largohet nga Interi në javën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi anësor nuk është duke u pëlqyer nga trajneri i Interit, Luciano Spalletti që i ka dhënë leje të largohet.

Kroati karrierën mund të vazhdoj në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.

Është skuadra e Arsenalit që zyrtarisht ka kërkuar nga Interi transferimin e lojtarit.

Ivan Perisic (FotoDan Istitene/Getty Images/Guliver)

Mediat italiane kanë publikuar lajmin se tanimë në zyrat e klubit zi kaltër ka mbërritur oferta zyrtare nga Topçinjtë.

Arsenal ka kërkuar huazimin e Perisicit deri në fund të stinorit me mundësi blerje për 40 milionë euro.

Ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga Neroazzurrët që janë të interesuar ta shesin menjëherë futbollistin kroat.

Në garë për të nënshkruar me Perisic mbetet edhe Manchester United dhe Atletico Madrid. /Telegrafi/