Please enter at least 3 characters.

Arsenali me goleadë nënshtron Burnleyn

2018/05/arsenalburnley-1.jpg
281:"LONDON, ENGLAND - MAY 06: Pierre-Emerick Aubameyang of Arsenal celebrates after scoring his sides fifth goal with his team mates during the Premier League match between Arsenal and Burnley at Emirates Stadium on May 6, 2018 in London, England. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)
12:"Getty Images

Arsenali është treguar bindës në fitoren prej 5-0 kundër Burnleyt, në ndeshjen e zhvilluar në Emirates Stadium.

Rezultati u zhbllokua që në minutën e 14-të me golin e Pierre-Emerick Aubameyang.

(Foto: Getty Images)

Në fund të pjesës së parë, Topçinjtë realizuan sërish me anë të Alexandre Lacazette (45') dhe me epërsi të dyfishtë vendasit shkuan në pushim.

Nikoqirët vazhduan të shënonin gola edhe në gjysmën e dytë, ndërsa i pari që realizoi në këtë pjesëlojë ishte Sead Kolasinac (54').

Alex Iwobi shënoi golin e katërt të Topçinjve (64'), ndërsa Aubameyang e gjeti përsëri rrjetën edhe në fraksionin e dytë (75').

(Foto: Getty Images)

Pas kësaj fitoreje, Arsenali numëron 60 pikë dhe në edicionin e ardhshëm do të luajë në Europa League, ku pritet të luajë edhe Burnley.

Kundërshtari i radhës i Topçinjve do të jetë Huddersfield Town, ndërsa Burnley do të luajë kundër  Bournemouthit. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6izh47

https://www.dailymotion.com/video/x6iziam

https://www.dailymotion.com/video/x6izk21

https://www.dailymotion.com/video/x6izkvl

https://www.dailymotion.com/video/x6izlb2