Please enter at least 3 characters.

Arsenali kontakton Luis Enriquen për zëvendësues të Wengerit

2018/04/Luis-Enrique.jpg
272:"MADRID, SPAIN - MAY 27: Head coach Luis Enrique Martinez of FC Barcelona celebrates after winning the Copa Del Rey Final between FC Barcelona and Deportivo Alaves at Vicente Calderon Stadium on May 27, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Klubi i madh anglez thuhet se ka bërë kontaktet e parë me trajnerin spanjoll, Luis Enrique, i cili shihet si zëvendësues i Arsene Wengerit.

Wenger konfirmoi sot (e premte) gjatë ditës se ai do të largohet nga Arsenali pas përfundimit të sezonit aktual.

Ky vendim i trajnerit francez erdhi pasi klubi nuk po ka suksese në vitet e fundit as në Ligën Premier dhe as në Ligën e Kampionëve.

Mediat tash e disa muaj po shkruajnë për zëvendësuesit e mundshëm të francezit, ku spikasin emra nga më të mëdhenj të futbollit botëror.

Wenger e drejton Arsenalin për plot 22 vite (Getty Images)

Megjithatë, sipas The Independent, drejtuesit kanë zgjedhur tashmë zëvendësuesin e Wengerit.

Ky medium britanik thekson se Arsenali tashmë ka bërë kontaktet e para me ish-trajnerin e Barcelonës, Luis Enrique.

Por, kuptohet se 47-vjeçari ka kërkuar një rrogë të barabartë me atë që fitonte Wengeri, duke lënë dyshime mbi përshtatshmërinë e tij.

Sipas këtij mediumi, drejtuesit e klubit nga Emirates janë duke i konsideruar edhe emrat e dy ish-futbollistëve të tyre, Patrick Vieira dhe Mikel Arteta. /Telegrafi/