Please enter at least 3 characters.

Arsenali i Emeryt shijon fitoren e parë në Ligën Premier, mposht me rikthim West Hamin

2018/08/Arsenali.jpg
321:"LONDON, ENGLAND - AUGUST 25: Arsenal players celebrate their team's second goal, an own goal scored by Issa Diop of West Ham United (not pictured) during the Premier League match between Arsenal FC and West Ham United at Emirates Stadium on August 25, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Clive Mason/Getty Images)
12:"Getty Images

Arsenali ka fituar me rezultat 3-1 ndaj West Ham Unitedit në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Ligës Premier.

Skuadra e drejtuar nga spanjolli Unai Emery ka shijuar fitoren e parë në këtë sezon të kampionatit anglez, pasi kanë fituar me rikthim në Emirates ndaj Çekanëve, të cilët kanë tri humbje radhazi tashmë.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte plot aksion nga të dyja skuadrat, të cilat rrezikuan shpeshherë , teksa shënuan edhe nga një gol.

Festa e lojtarëve të West Hamit tek goli i Arnautovicit (Getty Images)

Të parët në epërsi kaluan mysafirët, pasi në minutën e 25-të sulmuesi Marco Arnautovic shënoi një gol të bukur nga distanca për epërsinë 0-1.

Festa e rivalit londinez zgjati vetëm pesë minuta, pasi Arsenali u kthye në lojë duke barazuar me anë të Nacho Monreal (30') në 1-1 dhe me këtë rezultat shkuan në pushim.

Monreal duke festuar me Bellerinin (Getty Images)

Në pjesën e dytë, Emery vendosi të freskojë skuadrën me disa ndryshime dhe këto rezultuan të jenë të suksesshme.

Pas disa rasteve të krijuara për gol, Topçinjtë e gjetën golin, por me ndihmën e mbrojtësit mysafirë, Issa Diop (70'), i cili me autogol ia dha epërsinë 2-1 Arsenalit.

Festa tek goli i dytë i Arsenalit (Getty Images)

Deri në fund të ndeshjes, vendasit arritën të gjejnë edhe një gol me anë të Danny Welbeck (90+), i cili vulosi fitoren me rezultat përfundimtar 3-1.

Pas kësaj fitore, Arsenali e sheh veten në pozitën e 12-të me tri pikë, ndërsa West Hami i fundit pa asnjë pikë. Në ndeshjen e radhës, Topçinjtë luajnë në udhëtim te Cardiffi, ndërsa Çekanët e presin Wolvesin. /Telegrafi/

https://twitter.com/Daily_Lacazette/status/1033377099783045121

https://twitter.com/RyanMcAfee01/status/1033382177470390272