Please enter at least 3 characters.

Arsenali i dëshiron shërbimet e Mario Gotzes

2019/05/MarioGotze-e1559077682323.jpg
277:"DORTMUND, GERMANY - MARCH 04: Mario Gotze #10 of Borussia Dortmund during a Borussia Dortmund training session ahead of their UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match against Tottenham Hotspur on March 04, 2019 in Dortmund, Germany. (Photo by Maja Hitij/Getty Images)
12:"Getty Images

Arsenali është duke e monitoruar situatën e Mario Gotzes te Borussia Dortmundi - bën të ditur gazeta gjermane, Bild.

Futbollisti që luan në mesfushë heziton ta nënshkruajë kontratën e re me klubin aktual, prandaj opsioni i largimit është më se i mundur.

Kontrata e 26-vjeçarit do të skadojë në fund të sezonit të ardhshëm, ndërsa klubet që i duan shërbimet e tij mund t'i nisin bisedimet që në janar.

Mirëpo, BVB nuk dëshiron që lojtari të largohet me parametrat zero, prandaj i ka kërkuar zgjatjen e kontratës.

Gotze është i pakënaqur me kushtet e ofruara nga Dortmundi, prandaj deri më tani ka refuzuar ta nënshkruajë kontratën e re.

Ndërkohë, edhe klubi nuk dëshiron t'ia japë pagën që ai e kërkon, dëshirë të cilën Arsenali është i gatshëm t'ia plotësojë. /Telegrafi/