Please enter at least 3 characters.

Arsenali është gati për ta transferuar Kessien

2019/06/GettyImages-1151860437.jpg
240:"FERRARA, ITALY - MAY 26: Franck Kessie of AC Milan is challenged by Mirco Antenucci of Spal during the Serie A match between Spal and AC Milan at Stadio Paolo Mazza on May 26, 2019 in Ferrara, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)
12:"Getty Images

Skuadra angleze Arsenal dëshiron ta përforcojë repartin e mesfushës për edicionin e ardhshëm.

Pas largimit të Aaron Ramseyt, Arsenal e ka gjetur zëvendësuesin e uellsianit në kampionatin italian Serie A.

Topçinjtë që një kohë janë në ndjekje të mesfushorit nga Bregu i Fildishtë, Franck Kessie që ka shkëlqyer me Milanin në dy vitet e fundit.

22-vjeçari pëlqehet shumë nga trajneri Unai Emery që dëshiron ta formojë një dyshe të fortë në mesfushë me Kessien e Xhakën.

Frank Kessie dhe Piatek. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Kësisoj mediat angleze kanë raportuar se Arsenali është gati ta transferojë gjatë këtij afati kalimtar veror afrikanin.

Skuadra londineze po mendon të dërgojë një ofertë prej 45 milionë euro në drejtim të Milanit për lojtarin.

Vetë Kessie ka shprehur dëshirën për largim pasi dëshiron një skuadër më konkurruese se Milan. /Telegrafi/