Please enter at least 3 characters.

Arsenali bën ofertë për Casillas

2016/01/arsenali-b-euml-n-ofert-euml-p-euml-r-casillas_hd.jpg

Sipas El Confidencial, Topçinjtë tashmë kanë bërë ofertë për kapitenin e Los Blancos.

Pas transferimit të Keylor Navas, vendi i spanjollit është rrezikuar akoma më shumë në Bernabeu dhe klubi anglez beson se mund ta transferojë.

Arsenali ka ofruar nëntë milionë euro për shërbimet e Casillas (shumë e cila është jashtëzakonisht e ulët në krahasim me klauzolën e tij prej 180 milionë eurosh). Megjithatë, kur merret parasysh mosha e portierit (33 vjeç), kjo ofertë nuk është e vogël.

Në ndërkohë, Wenger është duke e kërkuar edhe David Ospinan dhe thuhet se ka arritur marrëveshje me Nice për çmimin e tij që është rreth katër milionë euro. /Telegrafi/