Please enter at least 3 characters.

Arrestohet shoferi që shkaktoi aksidentin me fatalitet në Suharekë

2018/08/1525684994_arrestim.jpeg

Në fshatin Sofi të Suharekës është arrestuar një i dyshuar cili derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën e tij nga pakujdesia me veturë kishte goditë këmbësorin, i cili kishte pësuar lëndime të rënda trupore, e si pasojë kishte vdekur në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori kujdestar i shtetit, me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.