Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, sulmoi fizikisht nënën e tij

2021/02/auto_rrahje-780x4391536491592-1.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Rasti ka ndodhur rreth orës 18:00.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij -kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia bën të ditur se në konsultim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/