Arrestohet një person në Deçan, e mbylli viktimën për 24 orë në një lokal
06/04/2019
Një person është arrestuar i cili për arsye të një borxhi e kishte mbyllur për 24 orë në lokalin e tij një person tjetër duke e kushtëzuar që nuk do ta liroj derisa t’i kryente borxhin për një pronë - parcelë toke.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:00, në Deçan.
Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/


