Please enter at least 3 characters.

Arrestohet kryetari i Unitetit Kombëtar, Idajet Beqiri

2016/01/f.0525211340483_m.jpg

Kohë më parë, Sekretar politik i Armatës Kombëtare Shqiptare, Beqiri, ishte dënuar nga drejtësia belge me katër vjet heqje lirie për organizim sulmesh të dhunshme, raporton NOA.

Beqiri po hynte në Kosovë përmes vendkalimit kufitar të Vermicës kur pas kontrolleve rutinë, iu nënshtrua arrestimit.

Kurse fletëarresti ndërkombëtar i kohëve të fundit vjen nën dyshimet, gjithnjë nga Belgjika, se Beqiri ka konsumuar veprën penale të “nxitjes së urrejtjes etnike”.

Sipas gjykatës, Beqiri u dënua me katër vjet heqje lirie në mungesë, pasi akuzohet se në periudhën nga mesi i vitit 1997 deri më 2003, kur jetoi si refugjat politik ishte organizator në disa sulme të dhunshme.

Beqiri jeton në Shqipëri dhe është Kryetari i Forumit të Avokatëve të Shqipërisë. Ai është lindur në vitin 1951 në Fier dhe vendbanimin zyrtar e ka në Tiranë.

Avokat disa kohë në rrethe si Fieri, Kruja por edhe Tropoja, Beqiri mbahet mend sidomos për faktin se për shumë vite ishte kryetar i Partisë së Unitetit Kombëtar që nga themelimi më 1991.

Më 25 shtator 2003, Beqiri u shpall në kërkim nga prokuroria Shqiptare, me akuzën e "nxitjes së urrejtjes etnike", një akuzë që rëndoi dhe mbi Gafurr Adilin dhe Taip Mustafa.

Ndërsa Mustafa dhe Adili u gjykuan nga Gjykata e Tiranes dhe iu dha më tej liria, për Idajet Beqirin u kërkua ndarja e çështjes, pasi i pandehuri nuk ishte i pranishëm madje nuk përfaqësohej as nga avokat mbrojtës. /Telegrafi/