Arrestohet çifti bashkëshortor, e mbajtën në skllavëri një 28-vjeçare
15/02/2016
Minu dhe Sanjeev Copra, e kishin mbarr rob një femër, që nga viti 2011, duke e detyruar të kryej punët e shtëpisë.
Bashkëshortët të moshës 49-vjeçare, e kanë sulmuar fizikisht dhe maltretuar femrën, në rast se ajo nuk iu është bindur, transmeton Telegrafi.
Viktima 28-vjeçare, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, tani është larguar nga kjo shtëpi dhe po rehabilitohet në një vend të sigurt.
Çifti Copra që po mbahen në arrest, do të dalin para gjykatës në muajin mars, nën akuzën për skllavëri moderne, kushtëzim dhe dhunë. /Telegrafi/


