Please enter at least 3 characters.

Arrestohen plaçkitësit e një shitore në Tetovë

2017/05/pranga-1.jpg

Policia njofton se ka arrestuar dy persona të cilët më datë 18.05.2018 në orën 20:10 në Tetovë kanë plaçkitur një shitore.

Sipas policisë ata gjatë ditës së djeshme me armë kanë kërcënuar të punësuaren dhe kanë kryer vjedhjen.

"Më 18.05.2018 në orën 20:10 në një shitore në rrugën "JNA", dy persona të panjohur, duke kërcënuar me armë të punësuaren, nga arka kanë marrë 15 mijë denarë dhe kanë lëshuar vendin e ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/