Arrestohen për shmangie të mbajtjes së dënimit
20/12/2013
Zëdhënësi rajonal i policisë, togeri Agim Gashi, ka thënë se policia me këtë rast ka zbatuar një urdhëresë të Gjykatës Themelore, dhe të gjithë këta persona kanë qenë të dënuar nga Gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.
“Pas kompletimit të dokumentacionit nga ana e Gjykatës, 17 persona, të cilët ishin në kërkim dhe ndaj të cilëve ka pasur aktvendim të plotfuqishëm në kohëzgjatje prej një muaji deri në pesë vite, janë dërguar në vuajtje të dënimit”, ka thënë Gashi.
Me këtë rast policia ka apeluar tek qytetarët të cilët kanë pranuar vendime ekzekutive nga Gjykata, që në afatin e paraparë t’i shlyejnë obligimit, ngase ndryshe policia do të zbatojë urdhëresat e Gjykatës. /Telegrafi/


