Please enter at least 3 characters.

Arrestohen gjashtë persona të dyshuar për kontrabandë me mallra dhe shmangie nga tatimi

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, përkatësisht Sektori i Hetimeve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit dhe Doganën e Kosovës, ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për ‘kontrabandë me mallra’ dhe ‘shmangie nga tatimi’.

Sipas policisë, dy të dyshuar shtetas të Maqedonisë, bënin furnizimin me mallra (metale të çmuara) nga Maqedonia, duke ikur nga pagesa doganore, ndërsa katër të dyshuar të tjerë që janë shtetas te Kosovës shmangeshin nga pagimi i tatimeve të parapara me ligj.

Bëhet e ditur se lidhur me rastin në pesë rajone: Prishtinë, Ferizaj, Prizren, Gjakovë dhe Gjilan, është kryer kontrolli i lokaleve të argjendarive, pronë e të dyshuarve, me qëllim të mbledhjes të provave për veprimtarinë kriminale.

Me këtë rast, si prova materiale janë  sekuestruar: 3 kilogramë  e 850 gramë stoli ari, 5 kilogramë stoli argjendi, 3 revole kalibrash të ndryshëm, fishekë, një veturë dhe tre telefon.

Dy prej të dyshuarve në bazë të urdhrit të prokurorit janë dërguar në mbajtje policore për vazhdim të procedurës së mëtejme gjyqësore, ndërkaq katër janë liruar në procedurë të rregullt.

Të dyshuarit e arrestuar janë:

R. lindur me 1987 shtetësia maqedonas
R. lindur me 1982 shtetësia maqedonas
K. lindur me 1979 shtetësia kosovar
H. lindur me 1961 shtetësia kosovar
M. lindur me 1961 shtetësia kosovar
K. lindur me 1988 shtetësia kosovar

Ndërsa janë sekuestruar si prova materiale:

3 kg e 850 gramë stoli ari,

5 kg stoli argjendi,

3 revole kalibrash të ndryshëm,

97 fishekë,

1 veturë,

3 telefona.

Personat e dyshuar, (dy prej tyre) në bazë të urdhrit të prokurorit dërgohen në mbajtje policore për vazhdim të procedurës së mëtejme gjyqësore, ndërkaq katër janë liruar në procedurë të rregullt./ Telegrafi/