Arrestohen 11 persona për trafik droge në Itali, tre janë shqiptarë
12/05/2020
Policia italiane në Ravena ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm 11 urdhër arreste, nga të cilët tre janë shtetas shqiptarë.
Të arrestuarit akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.
Në operacionin e koduar "Robbed Cheese" u angazhuan 50 forca të policisë, ndërsa janë kontrolluar shumë banesa dhe aktivitetet tregtare.
Gjatë operacionit janë sekuestruar sasi droge, armë e para cash.
Rreth mesditës priten të zbardhen detajet e operacionit. /Ora News/


