Arratisen pesë elefantë, bllokojnë autostradën në Spanjë (Video)
02/04/2018
Arratisja e pesë elefantëve ka shkaktuar mbylljen e një autostrade në Spanjën jug-lindore.
Kafshët gjigante u arratisën nga një automjet i rrëzuar dhe sipas raportimit të mediave një nga elefantët ngordhi si pasojë e plagëve që mori, ndërsa dy të tjerë u lënduan, thotë policia lokale.
Kafshët e plagosura duhej të hiqeshin nga një vinç nga karrexhata.
Incidenti ndodhi të hënën pasdite në qytetin Pozo Cañada pranë Albacete në rajonin e Murcia.
Shoferi i kamionit i përfshirë në aksident nuk u plagos. Automjeti mendohet të jetë një kamion cirku.
Policia lokale në Albacete postoi fotografi që tregonin tre nga pesë elefantët që lëviznin nëpër korsitë e autostradës pas aksidentit. /gsh/


