Armenia raporton për rrëzimin e një aeroplani ushtarak, Azerbajxhani mohon pretendimet
28/09/2020
Konflikti midis Armenisë dhe Azerbajxhanit në rajonin e Nagorni-Karabaku ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme.
Sipas sekretarit për shtyp të presidentit të Republikës së Artsakhut, Varam Pogosyan, forcat e Nagorni-Karabaku kanë rrëzuar një aeroplan luftarak të Azerbajxhanit.
Aeroplani thuhet se është goditur në zonën e qytetit të Martunit, raporton Telegrafi.
Megjithatë, Azerbajxhani i mohon këto pretendime, duke deklaruar se aeroplanët e tyre janë të gjithë në numër.
Më parë, Azerbajxhani ka njoftuar se Armenia pësoi humbje të mëdha ditën e parë - 550 të vdekur dhe të plagosur.
Askush ende nuk ka qenë në gjendje të përcaktojë numrin përfundimtar të viktimave në të dy palët. /Telegrafi/


