Arjoni: Nuk e dashuroj Anjezën
“Shekulli” njofton se Arjoni ka pohuar se e pëlqen Anjezën, por nuk e dashuron atë, duke thënë se këtë gjë e ka diskutuar edhe me Anjezën derisa ishte pjesë e shout real.
"Të dy e kemi pranuar këtë fakt. Ajo që lindi mes nesh në ambientet e shtëpisë ishte një ndjenjë reciproke nga të dy, por është shumë herët për ta quajtur dashuri”, ka thënë Arjoni.
Anjeza nuk ka qenë e parë që ka preferuar shoqërinë e Arjonit brenda shtwpisw, para saj ishte Zhuljeta e më pas Mesida. Për asnjë nga këto ai nuk ka pohuar se i ka dashur, megjithëse ka ndarë një shtrat me to, dhe kjo vetëm në mënyrë miqësore.
Arjoni ka pohuar se, "nuk mjaftojnë dy javë për të lindur një dashuri mes dy njerëzve. Një lidhje, për t'u quajtur e konsoliduar, duhet të kalojë në disa filtra njerëzorë, që vetëm ambienti i jashtëm mund të t'i japë".


