Please enter at least 3 characters.

Argjentina koncert në Londër për Vitin e Ri

2016/01/f.1229100046154_m.jpg

Këngëtarja kosovare këto ditë është duke qëndruar në Holandë me familjen e saj, ku edhe do ta kalojë natën e ndërrimit të viteve.

Megjithatë ajo mbase mund të mos e shijojë festën duke bërë qejf gjithë natën, pasi duhet të jetë e pushuar për të nesërmen, 1 janar, kur do të fluturojë drejt kryeqytetit britanik për të performuar në një koncert atje.

Viti që po e lëmë pas ishte i suksesshëm për Argjentinën, me disa këngë dhe videoklipe të reja. Ajo është zotuar se do të sjellë shumë projekte të reja edhe gjatë vitit 2012, por duke mos i lënë anash studimet. /Telegrafi/