Arda: Do ta mposhtim Realin
Atletico Madridi dhe Real Madridi takohen në derbin lokal të kryeqytetit spanjoll që ka për vlerë tri pikë të mëdha në luftën për titull dhe turku sheh ekipin e tij si favorit.
“Është e vështirë të zgjedhësh një favorit nga derbi, por pasi që luajmë në Vicente Calderon, ne jemi favoritët”.
“Unë kurrë nuk e kam menduar që të luaj për një tjetër ekip. Atletico s’ka asgjë për t’i pasur zili Barcelonës apo Real Madridit. Ne e kemi treguar se si mposhtet Real Madridi tashmë dy herë”.
“Ne duhet të jemi vetvetja, të luftojmë me gjak, djersë dhe lot. Ne duhet ët luajmë lojën tonë. Ata kanë lojtarë më të talentuar, por ne jemi pa frikë”.
“Ne nuk kemi frikë prej tyre. Ne i kemi mposhtur ata, si në kampionat ashtu dhe në Kupë. Një lojtar i Atleticos kurrë nuk duhet të jetë i frikësuar”, u shpreh Arda. /Telegrafi/


