Please enter at least 3 characters.

Apple tërheq disa prej aplikacioneve në AppStore?

2016/01/f.0411124522787_210.jpeg

Sipas shumë burimeve të AllThingsD, Apple e ka larguar aplikacionin AppGratis nga dyqani i saj i aplikacioneve AppStore, pas mospërputhjes me App Store Review Guidelines, e cila thotë se aplikacionet nuk mund t’i promovojnë kompanitë tjera të softuerit.

Burimet e blogut të famshëm thonë se Apple është duke u bërë gati t’i largojë edhe disa aplikacione tjera të cilat janë në kundërshtim me këto rregulla. Përdoruesit kanë kërkuar nga Apple që ta përmirësojë shërbimin e saj, Genius, në rast se dëshiron që t’i ndërpres aplikacionet tjera që e bëjnë rekomandimin e aplikacioneve mobile. / Telegrafi /