Apple pritet të “tërheq” prej tregut iPod
Apple ka njoftuar se nuk do të prodhojë dhe shesë më iPod Touch, një pajisje që ka revolucionarizuar dëgjimin e muzikës.
iPod-i i parë u shfaq në vitin 2001 dhe mund të ruante një mijë këngë, dhe sot ka më shumë se 90 milionë këngë në shërbimin e transmetimit të Apple.
Apple iPod Touch u projektua nga i njëjti ekip që shpiku më vonë iPhone, një telefon që shumë shpejt la në hije ekzekutuesin e muzikës. Kompania "rifreskoi" për herë të fundit iPod-in në vitin 2019.
Ka pasur disa modele iPod në vitet e fundit duke përfshirë Nano dhe Shuffle, por iPod Touch, i cili u shfaq në 2007, është i fundit që doli në pension. Apple do ta shesë atë derisa të mbarojnë stoqet.
Apple pretendon se iPod-i ka ndryshuar mënyrën se si muzika "zbulohet, dëgjohet dhe shpërndahet". Modeli i parë u prezantua nga ish-shefi i Apple Steve Jobs në 2001. /Telegrafi/


