Please enter at least 3 characters.

Apple paditet për monopolizim të aplikacioneve për iPhone

2016/11/Apple-iPhone-6s-Plus-vs-Samsung-Galaxy-Note-5-and-S6-Edge-Plus.jpg

Një gjykatë e apelit ka vendosur se Apple duhet të përballet me akuzat dhe një padi që pohon se kompania e ka monopolizuar tregun për aplikacionet e iPhone.

Gjykata e Apelit ndryshoi të enjten një vendim nga një gjykatë më e ulët dhe vendosi që blerësit e  aplikacioneve që do ta paraqesin padinë janë blerësit e drejtpërdrejtë të aplikacioneve për iPhone nga Apple, në vend se nga zhvilluesit e aplikacioneve, dhe kështu padia ka qëndruar.

Blerësit kundërshtojnë 30 për qindëshin e "shtesës", të cilat ata paguajnë për Apple. Kompania mbledh 30 për qind të të ardhurave të aplikacioneve nga palët e treta në dyqanin e saj, në një sistem të mbyllur në të cilën Apple kontrollon cilat aplikacione mund të punojnë në një iPhone, thuhet sipas të dhënave të gjykatës.